shqiptar – albanisch

Solidarity4all- kunder perjashtimit dhe debimit!

Solidarity4All – kunder jasht ligjshmerise dhe debimit te kampeve

Kamp protest ne 4.-7. Gusht 2016

“Miresevini refugjate” ishte thirrja veren e kaluar. Qe atehere shume gjera kane ndodhur. Ligjet e azilit u shtrenguan masivisht, u rrit numri I sulmeve rraciste ne kampin e refugjateve, marrveshja e refugjateve e BE me Turqin shenoi nje kulm te ri te politikave europiane te mbylljes se kufijve. Rritja e brutalitetit te politikave te debimit jashtligjshmeria nuk ndikon vetem refugjatet ne kufijt e BE por edhe ketu ne gjermani. Ne shtator te vitit 2015 dy te ashtuquajturat qendra te mberritjes dhe riatdhesimit (ARE)  u themeluan ne Bavari, ne Manching/Ingolstad dhe ne Bamberg. Njerezit ne keto kampe jane duke u margjinalizuar dhe deportuar. Ne duam te shprehim solidaritetin tone me refugjatet ne nje veprim publik. Kete vere ne do te shfaqim protesten tone ne rruge- ne formen e nje kamp proteste ne Bamberg.

Bashkohuni ne protest  – bashkohuni ne kamp ne 4 deri ne 7 gusht 2016 ne Bamberg.

Kampe te vecanta ne Bavari – jashtligjshmeri sistematike dhe heqje e te drejtave.

Kampet masive ne Bamberg dhe Manching/Ingolstad jane planifikuar nga qeveria Bavareze per njerezit e ashtuquajtur  “vendet e sigurta te origjines” . Koncepti i  “vendeve te sigurta te origjines”  mbledh vendet ne nje liste qe konsiderohen si  te sigurta. Njerezit e ketyre vendeve veshtire se kane shanse per te marre nje status mbrojtje ne Gjermani. Lista e “vendeve te sigurta te origjines” eshte zgjeruar ne menyre te vazhdueshme, vitin e kaluar ne kete liste u shtua Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Shqiperia, Kosova dhe Mali i Zi. Te tjerat qe priten ti shtohen kesaj liste jane Tunizia, Marok dhe Algjeria.  Strategjia politike eshte per te friksuar njerezit nga vendet e Ballkanit Perendimor dhe tu refuzojne njerezve gjithnje e me shume nje procedure te rregullt per azil. Te hequr nga shoqeria dhe duke u mbajtur ne banesa ne kushte cnjerezore, po ekzekutohet nje procedure e pershpejtuar e kerkeses per azil qe zgjat vetem 3 jave, duke perfshire afatet, te vendosura ne veprimet ligjore.

Ne pothuajse cdo rast perfundon me nje refuzim te kerkeses per azil. Ne ARE ne Bamberg cdo jave realizohen debime kolektive. Deri me tani shume Rom jane debuar edhe sepse jane nje grup te cilet jane vecanerisht te prekur fuqishem nga racizmi  dhe jeta e te cileve ne vendet e Ballkanit Perendimor eshte katastrofike. Shume Rom qe tashme jetojn ne Gjermani per nje kohe te gjate u moren forcerisht larg nga shtepite e tyre dhe u sollen ne ARE. Grupet e tjera te refugjateve u perballen me nje transferim ne ARE dhe me nje debim te mevonshem, ose per shkak se thuhej se vendi I tyre I origjines eshte i sigurte, ose ata u akuzuan se nuk kane asistuar mjaftueshem ne debimin e tyre.

 

Ndarja ne refugjate te “mire” dhe te “keq”

Njerezit ikin per shkak te arsyeve te ndryshne, nga varferia, lufta, seksizmi, homophobia, perndjekjet politike dhe katastrofave ekologjike etj. Te tjere largohen nga shtepite e tyre sepse nuk kane asnje prespektive per pune . Shume nga keto arsye  jane shkaktuar nga qeverite dhe grupet ekonomike te vendeve te industrializuara. Vetem nje pjese e ketyre shkaqeve te migrimit mjafton si arsye per dhenien e azilit. Vetem njerez nga vendet e industrializuara kane te drejte te migrimit te lire.   Vetem pak njerez arrijne Europen. Ata qe vijne ne Gjermani qeverisen nga ligjet e azilit te komplikuara dhe te renditura sipas kategorive si p.sh kombesi ose shkalla e arsimimit. Gjithnje e me shume njerezve u eshte mohuar nje prespektive per te qendruar. Pa ndonje interviste serioze, autoritetet kerkojne procedura te pershpejtura te azilit. Nese njerezit jane klasifikuar ne kategorite “i mire” ose “I keq” refugjatet vendosen nga lehtesit ekonomike. Ne Kemi vendosur te kundershtojme kategorizimin e njerezve nga perdorshmeria e tyre, kombesia apo nga arsyet e fluturimit. Ne kerkojme nje pranim solidar dhe jo diskriminues te te gjithe refugjateve. Pa marre parasysh se ku apo pse njerezit erdhen ne kete vend. Ne duam te drejten e qendrimit dhe te lirise se levizjes per te gjithe.                                                                                                                                                       Kushtet e jeteses ne izolim: Parimi I kufizimit te banimit, ul te ardhurat ne para dhe nuk ben te mundur aksesin ne kujdesin mjekesor, keshillimin social ose asistencen ligjore.

 

Ligji I azilit eshte forcuar edhe nje here me paketen e azilit II. Refugjatet nga te ashtuquajturat “vende te sigurta te origjines” jane te detyruar te qendrojne ne qendra te posacme riatdhesimi per te gjithe kohezgjatjen e procedures se azilit. Ata duhet te veprojne ne perputhje me rregullat strikte ne venbanim brenda departamentit rajonal te te huajve. Nese keto rregulla shkelen, procedurat e azilit hidhen posht ne menyre automatike. Ne vend te parave, njerezit marrin vetem perfitime jo-monetare. Perfitimet jane aq te uleta sa per te mbajtur frymen gjalle, qe edhe gjykata federale kushtetuese e drejtesise e klasifikoi si antikushtetuese. Qeveria I toleron keto shkelje kushtetuese qellimisht dhe ne kete menyre u refuzon personave ne fjale nje jetese njerezore. Per me teper paketa e azilit parashikon nje ndalim te punesimit per kohezgjatjen e plote te procedures se azilit. Ne rast te nje vendimi negativ, ndalimi eshte ne fuqi per te gjithe periudhen e statusit te qendrimit te perkohshem (Duldung). Qasja ne kujdesin mjekesor dhe ato terapeutike, e cila eshte tashme e pamjaftueshme ne procedurat e rregullta, eshte renduar edhe me tej; femijet ne moshe shkollore nuk do te kene akses ne shkollim.   Organizatat bamirese e kane te veshtire per te hyre ne kampe dhe kane veshtiresi ne cdo keshillim social ne dispozicion. Pergjigja per kete racism ne rritje duhet te jete PROTESTA! Njerezit te cilet jane te detyruar te qendrojne ne kampe nuk jane subjekt vetem I diskriminimit qeveritar dhe represionit, ata gjithashtu jane objekt I armiqesive raciste, sulmeve dhe terrorit. E gjithe kjo eshte ngulitur ne nje klime shoqerore, brenda se ciles palet raciste gjithnje kane festuar suksesin elektoral. Qeverite rajonale gjermane , si dhe qeveria federale po krijojne nje skenar krize dhe po perkeqesojne izolimin dhe margjinalizimin  racist. Kushtet e jeteses dhe cdo shans per azil eshte duke u perkeqesuar per pothuajse te gjithe refugjatet ne Gjermani. Shume prej tyre jetojne me friken e vazhdueshme te debimit.

Ne duam te thyejme kete gjendje izolimi. Le te luftojme ne solidaritet me te gjithe te prekurit kunder te gjithe debimeve!

Protesta jone kolektive eshte e drejtuar kunder:

  • Perkeqesimit te ligjeve te azilit (paketa e azilit I dhe II) dhe privimit qeveritar te drejtave te te gjithe refugjateve
  • Te gjitha debimeve, gjithmone dhe kudo
  • Logjikes se “vendeve te sigurta te origjines” dhe azilit me procedura te pershpejtuara
  • Shpifjes dhe agjitacionit kunder njerezve te cilet jane te privuar nga e drejta per te qendruar, sepse ata jane te ashtuquajtur refugjate ekonomike
  • Klasifikimit te refugjateve si njerez me dhe pa nje prespektive qendrimi
  • Agjitacionit racist, populizmit te djathte dhe sulmet kunder emigrantve
  • Margjinalizimit te te emigranteve
  • Kunder kufijeve, kunder forteses Europe dhe kunder politikave Gjermane dhe Europiane te migracionit, te cilat kane per qellim parandalimin dhe izolimin!

 

Per nje shoqeri te hapur dhe solidare! Ne gusht ne duam te dergojme nje mesazh kunder te gjitha praktikave te izolimit, privimit te te drejtave dhe perjashtimit dhe duam tju ftojme te bashkoheni me ne per nje kamp protest! Ne gusht 4-7, duam te jemi te te pranishem direkt ne frontin e Qendres se Riatdhesimit (ARE) ne Bamberg. Ne duam qe te merrni kontakt me njerez te prekur nga te gjitha keto, te tregojme solidaritet dhe te dergojme nje sinjal te forte politik! Me koncerte, seminare, gatime kolektive, duke festuar, keshilla ligjore dhe protesta jone e perbashket, ne duam te thyejme perjashtimin dhe izolimin dhe te fillojme projektin e nje shoqerie solidare per te gjithe! Se bashku ne duam te diskutojme, demonstrojme dhe nga veprimet e ndryshme te terheqim vemendjen per gjendjen e njerezve brenda kampit. Bashkeme ta, ne duam te luftojme kunder perjashtimeve raciste dhe debimeve.

Ejani me ne kete vere ne Bamberg! Kunder racizmit, per solidaritet te pakufizuar.

Me shume informacion:

http://protestcamp-bamberg.antira.info                                                                                                                      http://www.facebook.com/protestcampbamberg

kontakt: solidarity4all@antira.info

nese deshironi te nenshkruani ankesen na dergoni nje  solidarity4all@antira.info

Kamp protest Bamberg, 4-7 gusht 2016

fushata, seminare, koncerte, diskutime.

Demonstrim te shtunen, 6 gusht 2016, 1 pm ne stacionin kryesor